Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është duke marrë pjesë në procesin e “Brdo-Brijunit”, që po mbahet në Slloveni.
Aty po takohen liderët e Ballkanit Perëndimor.
KMDLNJ: Kurti ta takojë Rrahman Jasharin, palët “ndërluftuese” të gjejnë zgjidhje
“Shumë e rëndësishme të diskutonim hapur për nxitjen e bashkëpunimit rajonal si dhe dërgimin e mesazhit të përbashkët se procesi i zgjerimit është tashmë një çështje gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, ka shkruar ai në Facebook.
“Një rrugë e përshpejtuar e afrimit me BE-në është e domosdoshme tashmë. Mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi, si e vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndueshme dhe që i shërben paqes, sigurisë dhe progresit në rajon”, ka thënë Begaj.
Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.