Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas dështimit edhe për herën e dytë të partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, për të formuar qeverinë, tha se tashmë është koha për një qeveri që punon/
Ai tha se qytetarët tashmë duhet ta kthejnë stabilitetin institucional përmes votës, ndërsa tha se presidentja Vjosa Osmani duhet të caktojë datën e zgjedhjeve sa më parë.
“Dështimi i njëpasnjëshëm i dy mandatarëve tregon qartë se qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike. Shumica që doli nga zgjedhjet e fundit është treguar e paaftë t’i krijojë institucionet e reja, duke shkaktuar pasiguri institucionale, politike dhe shtetërore”.
Hamza tha se sot “e kemi vetëm një rrugë të përgjegjshme përpara: zgjedhjet e reja”.
“Presidentja e vendit duhet ta caktojë sa më shpejt datën e tyre, sepse mjaft kohë kemi humbur. Qytetarët duhet ta rikthejnë stabilitetin institucional përmes votës së tyre, në mënyrë që ne ta krijojmë një qeveri funksionale, reformuese dhe të përgjegjshme. Koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar. Ka ardhur koha për një qeveri që punon”, shkroi ai



Të tjera
Uncategorized
Τα Καλύτερα Παιχνίδια Καζίνο στο Gxbet που Πρέπει να Παίξετε Σήμερα
Στο άρθρο αυτό θα ανακαλύψετε τα
Uncategorized
Waarom live casinospellen bij Igo Bet een authentieke ervaring bieden
In dit artikel bespreken we waarom
Aktuale
Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO
Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një