Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte të ndryshme.
Pas turneut evropian, ajo ka performuar në eventin e “Z100NewYork” në qytetin e saj të lindjes – New York City.
Ajo ka entuziasmuar turmën me interpretimin e disa prej hiteve të saj më të fundit – kryesisht këngë nga albumi i saj “Bebe” të cilin e nxori në shitje këtë vit.
Këngëtarja e hitit “I’m A Mess” ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga paraqitja e saj në këtë event, ku është dukur mjaft me stil.
E veshur me një kostum të zi dhe të dekoruar me gurë te pjesa e gjoksit, 33-vjeçarja ka bërë që të gjithë fansat ta pëlqejnë për këtë paraqitje të saj.
Siç shkruan Telegrafi, Bebe Rexha pas mbarimit të turneut të saj “Best F*n Night Of My Life” në Amerikën e Veriut, vazhdoi me atë në Evropë dhe tani i kanë mbetur disa koncerte.
Ajo së fundmi u nominua për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2023, për bashkëpunimin “I’m Good (Blue)” me David Guettan.