Përjashtimi i Ermiona Lekbellos nga “Big Brother Vip”, solli reagime nga më të ndryshmet te banorët, sjelljet e të cilëve na kanë habitur jo pak. Diçka për të thënë rreth përjashtimit të Ermionës, e ka edhe Beatrix Ramosaj, e cila ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të saj në format.
“Nuk të meritonin. Ti je shpirt i lirë”- ka shkruar Beatrix Ramosaj në Instastory duke mbështetur kështu Ermionen e cila së fundmi arriti të bëhej një nga banorët më të dashura për publikun.
Vendimi për përjashtimin e Ermiona Lekbellos u mor ditën e sotme nga ‘Vëllai i madh’,. Masa u komunikua për banorët nga Luizi.
Pas këtij vendimi, Ermiona bëri gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë.
Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin. Pasi me Luizin kishte krijuar marrëdhënie të fortë duke e mbrojtur atë për secilën situatë por që tashmë Luizi humbi edhe një shoqe brenda asaj shtëpie.