Komisioni Evropian është i gatshëm për heqje graduale të masave të BE-së ndaj Kosovës.
Kështu është shprehur një zëdhënës i BE-së.
Ai tha se KE-ja ka ndërmarrë hapat e parë për të hequr gradualisht masat në fuqi në maj 2025.
“Siç u tha më parë, ne synojmë t’i heqim më tej këto masa”, tha ky zëdhënës i BE-së.
Duke folur për zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë, ai theksoi se KE-ja mirëpret dorëzimin “pa probleme” të qeverisjes lokale në 4 komunat veriore dhe tha se pret që kryetarët e rinj të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve.
Gjithashtu, në përgjigjen për Klankosova.tv, zëdhënësi i BE-së foli edhe për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor për çka theksoi rëndësinë e një procesi zgjedhor të administruar mirë dhe konkurrues.
Ky zëdhënës i BE-së tha se unioni është i gatshëm të punojë me autoritetet e Kosovës “sapo të zgjidhen dhe të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e