BE-ja ka dhënë mbështetjen e fundit në kuadër të IPA 2016 për Reformën e Administratës Publike, duke qëndruar pranë Kosovës dhe popullit të saj, njofton zyra e BE-së në Kosovë.
“Në gusht të vitit 2025, BE-ja i disbursoi dy pagesat e fundit në kuadër të Kontratës së Reformës Sektoriale IPA 2016 për Reformën e Administratës Publike, me një vlerë prej 6.87 milionë eurosh. Buxheti i përgjithshëm për këtë kontratë ka qenë 22 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Kjo mbështetje nga BE-ja autoriteteve qendrore të Kosovës u ndihmon që:
“1. ta forcojnë planifikimin e politikave dhe atë legjislativ
2. ta avancojnë llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetit në administratën publike
3. ta rrisin profesionalizmin dhe depolitizimn e shërbimit civil
4. ta përmirësojnë ofrimin e shërbimeve për popullin dhe bizneset e Kosovës ”, thuhet në njoftim.
“Ndonëse është bërë përparim, nevojiten përpjekje të mëtejshme për ta përmirësuar kornizën ligjore dhe institucionale dhe për të ndërtuar kapacitete më të forta të autoriteteve qendrore. Zbatimi efektiv i këtyre reformave do t’u sjellë dobi të drejtpërdrejtë të gjithë qytetarëve të Kosovës. BE-ja qëndron me Kosovën dhe përkrah popullatës së saj”, vijon njoftimi.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë