Bashkimi Europian ka thënë se është në interes të Kosovës që formojë me shpejtësi institucionet e saj në mënyrë që të ketë progres në zbatimin e reformave të BE-së dhe po ashtu për Planin e Rritjes.
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Guillaume Mercier, tha se në parim nuk komentojnë në punë të brendshme të Kosovës “siç bëjmë me çdo partner”.
Është në interes të Kosovës që të formojnë me shpejtësi institucionet. Është e rëndësishme për të arritur gjithashtu reformat e BE-së dhe të lëvizë përpara në këtë rrugë”.
Ai tha se formimi i institucioneve në Kosovë është e rëndësishme edhe për çështje të tjera siç është Plani i Rritjes.
“Kosova duhet të konstituojë Parlamentin që të punojë në këtë drejtim po ashtu”, tha ai.
Kuvendi s’ka arritur ende të konstituohet edhe pas përpjekjes së pestë të mërkurën, e cila u ndërpre për të vazhduar të premten.



Të tjera
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral