Në takimin që do të mbahet në dhjetor, ministrat evropianë të BE-së do të rikonfirmojnë se heqja e mëtejshme e masave ndaj Kosovës do të ndodhë pas tranzicionit të rregullt të qeverisjes lokale në veri të vendit dhe pas një procesi të vazhdueshëm të deeskalimit. Kjo qëndron në draftin e konkluzave që pritet të miratohen në fund të takimit.
Një kapitull i veçantë i këtyre konkluzave i kushtohet procesit zgjedhor në vend. Ndërsa mirëpritet mbarëvajtja e zgjedhjeve të shkurtit dhe atyre lokale të vjeshtës.
Këshilli i Ministrave përmes konkluzave vëren me shqetësim ngërçin e zgjatur politik pas zgjedhjeve parlamentare dhe pret një proces zgjedhor të administruar mirë dhe gjithëpërfshirës në prag të zgjedhjeve të parakohshme të caktuara për 28 dhjetor.
Sa i përket procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Këshilli i Ministrave do të rikujtojë se si Kosova, ashtu edhe Serbia, e kanë progresin në rrugëtimin evropian të kushtëzuar me përpjekjet për zbatimin e plotë të të gjitha angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e vitit 2023.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë