Bashkimi Europian përmes zëdhënësit Peter Stano shprehën pakënaqësinë e tyre për përshkallëzimin e situatës në Veri me një ton më të ashpër e më pak diplomatik se zakonisht.
Stano nuk emëroi se kë e konsideron nxitës të situatës por lë të nënkuptohet se situata e prodhuar me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Veri nuk ishte zgjidhje e duhur siç e kanë bërë të ditur edhe më parë qëndrimin e tyre.
Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Policia jep detaje
“Kosovë: Bashkimi Europian dënon ashpër përleshjet në veri, dënon sulmet ndaj patrullave të Eulex. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-eskaluar situatën dhe kthyer qetësinë. BE nuk do të pranojë më veprime të mëtutjeshme të njëanshme, provokuese. ”
Tutje shtojnë se të gjitha zgjidhjet duhet të kërkohen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel siç theksohet në komunikatë./Botapress.info/