Delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i kryesuar nga Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Kongresin Amerikan.
Në takim u diskutua për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe sfidat që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
U theksua rëndësia e ruajtjes së Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, e cila u vlerësua si themel i paqes, bashkëjetesës dhe demokracisë multietnike në Maqedoninë e Veriut, si dhe si një nga investimet më të rëndësishme strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj stabilitetit, sigurisë dhe orientimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.
Në takim mori pjesë edhe Ziadin Sela, i cili përmes një postimi në Facebook tha se me kongresistin amerikan është diskutuar për, siç u shpreh ai, regresin e fundit në disa fusha në Maqedoninë e Veriut, si dhe për sfidat që lidhen me të drejtat e shqiptarëve.
Sela ngriti shqetësime për tendencat lidhur me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe nevojën e vendosjes së parimit të Badenterit në Gjykatën Kushtetuese, si mekanizëm mbrojtës ndaj majorizimit.
Ai po ashtu përmendi rastin “Alfa”, duke shprehur shqetësime për funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Sipas Selës, në takim është diskutuar edhe për, siç tha ai, cenimin e vazhdueshëm të të drejtave të shqiptarëve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina