Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani po shihet si një sinjal pozitiv për ekonominë globale, pas javësh tensionesh që kanë ndikuar rëndë në furnizimin me naftë, gaz dhe materiale kimike.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rikthimi në normalitet nuk do të jetë i shpejtë. Sipas korrespondentit diplomatik Paul Adams, do të duhen më shumë se dy javë që trafiku detar të stabilizohet plotësisht, raporton BBC.
Irani ka bërë të ditur se po vendos kushte dhe protokolle të reja për të garantuar sigurinë e lundrimit në këtë rrugë strategjike.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Abbas Aragchi, ka deklaruar se kalimi i sigurt do të lejohet për dy javët e ardhshme, në koordinim me forcat e armatosura dhe duke marrë parasysh “kufizimet teknike”.
Kjo tregon se kthimi në situatën para luftës nuk pritet të ndodhë menjëherë.



Të tjera
Aktuale
Reporterët pa Kufij dhe organizatat e tjera: Qeveria e Kosovës të ndalë erozionin e lirisë së mediave
Reporterët pa Kufij bashkë me një
Aktuale
BBC: Rikthimi i lëvizjeve në Hormuz mund të zgjasë më shumë se dy javë
Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nga
Lajme
CNN: Çmimet e naftës po bien pas lajmit për armëpushim
Çmimet e naftës po bien ndjeshëm