Aktualisht, në Lindjen e Mesme janë në fuqi dy armëpushime – një mes SHBA-së dhe Iranit, dhe një tjetër mes Libanit dhe Izraelit.
SHBA – Iran
Armëpushimi dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit pritet të përfundojë të mërkurën.
Shtabi ushtarak i Iranit ka akuzuar SHBA-në për “shkelje të armëpushimit”, pasi Marina amerikane qëlloi dhe mori nën kontroll një anije tregtare me flamur iranian në Gjirin e Omanit.
Ende nuk është e qartë nëse raundi i dytë i negociatave, i planifikuar të zhvillohet sot në Pakistan.
Delegacioni amerikan udhëhiqet nga zëvendëspresidenti JD Vance, ndërsa një zëdhënës iranian ka deklaruar se nuk kanë “asnjë plan” për të marrë pjesë në bisedime.
Liban – Izrael
Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit hyri në fuqi të premten, më 16 prill, dhe pritet të zgjasë dhjetë ditë.
Ai është arritur mes presidentit libanez Joseph Aoun dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Të dyja palët kanë kërkuar që SHBA të vazhdojë të lehtësojë negociatat e drejtpërdrejta.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Libani duhet të ndërmarrë “hapa domethënës” për të parandaluar Hezbollahun dhe grupe të tjera të armatosura jashtë kontrollit shtetëror nga sulmet ndaj objektivave izraelite.
Nga ana tjetër, Hezbollahu ka sinjalizuar gatishmëri për të marrë pjesë, por ka theksuar se marrëveshja duhet të përfshijë “mungesë të lirisë së lëvizjes për forcat izraelite



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,