Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fund të konferencës së përbashkët me homologun e tij shqiptar Edi Rama ka shpjeguar detaje nga takimi mes tij dhe kabineteve qeveritare mes dy vendeve.
Kurti u shpreh se gjatë takimit kanë diskutuar ministrat e të dy kabineteve qeveritare dhe nuk është folur as për Ballkanin dhe as për Serbinë, por vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë.
Kurti: “Më lejoni që në fund të ndaj me ju një njoftim të rëndësishëm, ky është që gjatë takimit tonë rreth 1 orë e gjysmë ku kryeministri Rama ka ardhur me pothuajse me gjysmën e këshillit të tij të ministrave dhe unë pothuajse me gjysmë e kabinetit tim qeverisës, më shumë kanë diskutuar ministrat tanë se sa ne të dy dhe gjithçka ka qenë me qastë zhvillimore.
Pas fjalimit të Kurtit, Rama u përgjigj ndërmjet një batute.
Rama: “Këtu ka një ngatërresë. Tani do thonë që këta s’paskan folur fare me njëri-tjetrin, kanë folur ministrat se këta s’flasin me njëri-tjetrin. Por në fakt flasim shumë më tepër.”