Ndërmjetësuesit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka kohë që janë të pabalancuar sipas deputetit të VV-së, Agon Batusha.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka thënë se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pati anim të ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë.
Kështu tha ia në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku theksoi se ndërmjetësuesit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka kohë që janë të pabalancuar.
“Ne kemi shkuar më 14 shtator duke besuar se do të ecet në vlera evropiane, dhe aty është dalë që ka pasur anim. Nuk është frymë e mirë. Ne jemi për të dialoguar dhe për t’i zgjidhur çështjet me fqinjin tonë verior por nuk mund të shkojmë në një dialog ku ka anim dhe për këtë konferenca e sotme ishte thirrje organeve të BE-së”, u shpreh ai teksa shton se “Bislimi dhe Kurti i kanë informatat dhe janë përballë këtyre situatave, por gjithsesi që nuk e kemi thënë publikisht tash e sa kohë që ndërmjetësuesit nuk janë të balancuar, sidomos pas marrëveshjes së Ohrit”.
Batusha vazhdoi me pretendim se janë pro një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse por kjo që iu servua tani nga BE na qenka kushtëzim sipas tij.