Policia e Kosovës po vazhdon bastisjet në veri. Të njëjtat lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë. Një nga bastisjet ishte pikërisht në shtëpinë e cila është në pronësi të Vladimir Toliqit.
Ky i fundit mbet i plagosur gjatë sulmit terrorist dhe i njëjti është aktualisht në paraburgim.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë për Portalin Dukagjini se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.
Publikohet fotografia e ushtarit italian të KFOR-it që vdiq në aksidentin në Kosovë
“Jemi duke zhvilluar disa bastisje në veri të Mitrovicës lidhur me rastin Banjska dhe deri në këtë moment nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2023/10/394855407_197504883381106_5706577587749731852_n-1440x1080.jpg)
Bastisjet po zhvillohen që disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Si kundërpërgjigje policia i kishte vrarë tre terroristë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë kryekrimineli Millan Radojçiq, i cili gjendet në Serbi i lirë.
Grupi terrorist kishte lënë prapa armatime të rënda, automjete, uniforma e shumë pajisje të tjera ushtarake me prejardhje nga Serbia./Botapress.info/