Sikur të ishte gjallë aktori i madh i mitrovicas, Blerim Peci, sot do të festonte ditëlindjen e tij. Mirëpo bashkëshortja e tij Afërdita Sopjani Peci, përmes një postimi emocional ka kujtuar ditëlindjen e Blerim Pecit, duke shkruar se ai në zemrën e saj ka vetëm ditëlindje.
Postimi i plotë:
U katapultove në elitën e njerëzve që jetën e kanë mision dhe ëndrrën që të jenë të jashtëzakonshëm e kthejnë në vizion.
Fama tek ty ishte në proporcion të zhdrejtë me modestinë. Sa më shumë bëheshe ikonë e artit, aq më i thjeshtë bëheshe. Pate arritë kulmin e të dyjave. Pikërisht atëherë ike, duket se misioni yt këtu u përmbush.
Urime ti që ne zemrën time ke vetëm Ditëlindje.
Urime Ditëlindja në parajsë ❤ Blerim Peci/Botapress/