Sot, në Zasellë të Mitrovicës, i jepet lamtumira e fundit Erion Kajtazit, futbollistit të Kosovës U17 dhe Trepçës ’89 që humbi jetën pas sulmit në zemër të shtunën.
Përveç familjarëve, në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe bashkëlojtarët e Kajtazit.
Lajmin për vdekjen e hershme të Erionit ka tronditur gjithë qytetin e Mitrovicës.
Kajtazi cilësohej si një nga lojëtarët me premisat më të mëdha për të depërtuar në futbollin evropian./Botapress.info/