• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Bashkatdhetarët këtë vit kanë dërguar më shumë para në Kosovë, priten të hyra deri në 1 miliard euro

nga Bota Press
4 Korrik, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Dërgesat nga bashkatdhetarët sivjet kanë shënuar një trend rritës dhe pritet që deri në fund të vitit të arrijnë mbi 1 miliard euro.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në tre mujorin e parë të këtij viti remitencat kanë arrit shumën 250 milionë euro ose rreth 60 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, remitencat më 2020 shënuan rritje 120 milionë më shumë se në vitin 2019.

Profesori universitar Muhamet Sadiku deklaron se lidhja e bashkatdhetarëve me Kosovën ka qenë gjithnjë e fuqishme dhe ka vazhduar një trend i dërgesave të mëdha të cilat janë gati sa gjysma e buxhetit të Kosovës, respektivisht rreth 13 për qind e Bruto Produktit Vendor.

“Edhe për kundër problemeve që ka sjellë pandemia, megjithatë lidhja e diasporës me Kosovën ka qenë gjithnjë e fuqishme dhe ka vazhduar një trend i dërgesave të mëdha të cilat janë rreth 40 për qind e buxhetit të Kosovës, respektivisht rreth 13 për qind e Bruto Produktit në vend.

Remitencat janë treguar burim i sigurt dhe afatgjatë i zhvillimit ekonomik të Kosovës pavarësisht se 90 për qind e remitencave shkojnë në mbulimin e konsumit familjar në Kosovë. Kjo është një strukturë e ndërtuar nga niveli i lartë i papunësisë dhe niveli i lartë i varfërisë, prandaj familjet kosovare derisa ekziston kjo situatë sociale. Parat e diasporës në një përqindje të vogël orientohen në investime për hapjen e vendeve të punës”, theksoi Sadiku.

Ai shtoi se një pjesë e madhe e këtyre parave shkojnë në mbulimin e importit të madh, pasi Kosova i ka 2,4 miliardë euro në vit import.

Sipas studimeve të ndryshme, për orientimin e remitencave në investime, Kosova duhet të ndërtojë një mjedis biznesor të favorshëm për investitorë të huajë e nga diaspora.

Ndërsa, zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti thotë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress se përgjatë muajve, janar-mars remitencat kanë arrit 243 milionë euro.

“Vlera totale e remitencave për tremujorin e parë të këtij viti (janar-mars 2021), ishte 242.9 milionë euro, që është më e lartë për 55.6 milionë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera e remitencave ishte 187.3 milionë euro”, thotë Ahmeti.

Ndërsa, kujtojmë që në mbledhjen e fundit të ekzekutivit të udhëhequr nga kryeministri Kurti është marrë vendim që të mbulohen shpenzimet e policës kufitare në vlerë deri 6 milionë euro për bashkatdhetarët./Botapress/

Tags: Bashkatdhetarët -para

Të ngjashme

Aktuale

Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Gjithçka që ndodhi dje në Fushë Kosovë ku u plagosën nënë e bijë

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Deputetja e LDK-së i reagon ministrit Murati: Je injorant, nuk ke idenë çfarë bën ministria juaj

nga Bota Press
28 Janar, 2023
Aktuale

Krejt çka po ndodhë mes Ambasadorit Dugolli në Uashington dhe Qeverisë Kurti në Prishtinë

nga Bota Press
28 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Bora-Donald apo Luizi me Kiarën, ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive
  • Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Qeveria Kurti 2 ka emrin: “Neputizëm”
  • Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova
  • Gjithçka që ndodhi dje në Fushë Kosovë ku u plagosën nënë e bijë
  • Ushtarët rus që dorëzohen para ushtrisë ukrainase bëjnë lutje: ‘A duhet të biem në gjunjë?’

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.