Politikani nga Shqipëria, Lulzim Basha, në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, foli për jetën e tij familjare.
Ai thotë se nuk do të ishte i njëjti, po të mos e kishte bashkëshorten e tij në krahë.
Basha, kur u martua me Aurelën, u kthyen bashkë në Tiranë nga Kosova, e lidhur me këtë, ka diçka për të thënë për popullin tonë.
“Mua më pëlqen populli shqiptar, kosovarët më pëlqyen dhe më pëlqejnë jashtë mase, sepse e kam nënën kosovare”, tha Basha.
“Kur shoh vajzat kosovare të zgjuara, të mira, nga Dua Lipa e Rita Ora, më bëhet zemra mal për suksesin e tyre”, tha tutje ai.
Ndër të tjera, ai flet për vështirësitë që ka në jetën mes familjes dhe politikës.
“Fushata ta merr gjithë jetën personale, s’mbetet gjë. Edhe angazhimi publik, politik është i tillë gjithashtu. Por në fund ka diçka, një balancë minimale, sepse nuk mund të jesh asgjë, pa qenë në radhë të parë njeri dhe familjar. Pra në çdo profesion është familja që paguan taksën e punës s prindit”, u shpreh Basha.



Të tjera
Lajme
Deputeti i Guxo, Nezir Kraki e bën për pesë pare këshilltarin e Gërvallës që shau deputetët e larguar
Naser Arifi, këshilltar i Donika Gërvallës,
Lajme
Pavarësisht kritikave, Kurti vazhdon të emërojë zëvendësministra
Pavarësisht kritikave që mori ditë më
Showbiz
Çfarë nuk duhet të hani me stomak bosh?
Ekspertët e të ushqyerit paralajmërojnë se