Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar sërish lidhur me artikullin e publikuar në vitin 2012, ku në një kapitull flitej kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai tha se nuk ka qenë në dijeni që pjesa e kapitullit që kishte shkruar do të publikohej si pjesë e një bashkautorësie dhe e konsideroi këtë si një moment të pavëmendjes gjatë kohës kur ishte student.
“Prej meje, sa për sqarim, më është kërkuar një kapitull për fushën që ti ki hulumtime dhe unë e kam dorëzuar kapitullin me bindjen që do të publikohet kapitull i veçantë… Në asnjë moment nuk kisha pranuar të jem bashkautor ku flitet ashtu për UÇK-në. Është dashtë të jem më i kujdesshëm. Pajtohem se kam qenë i pavëmendshëm,” tha Basha.
Ai theksoi se nuk e kishte lexuar asnjëherë artikullin e plotë deri në momentin kur është bërë publik dhe është njohur me përmbajtjen vetëm pasi është bërë objekt debati.
“Kërkoj falje për pakujdesinë time. Duhet ta pranoj që kam qenë i pakujdesshëm dhe i pavëmendshëm. Unë kam kërkuar që të tërhiqet kapitulli dhe emri im nga punimi. Unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë. Unë kërkoj falje për pavëmendjen time, por askush nuk mund ta vë në dilemë atdhetarizmin tim,” shtoi ai.
Kryetari i Kuvendit u kritikua si bashkautor i një teksti në të cilin pretendimet për financimin e UÇK-së nga trafikantët e drogës ishin të përfshira. Basha sqaroi se pjesën ku bëhet kjo pretendim e ka shkruar bashkautorja Jana Arsovska dhe jo ai.



Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para