Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka komentuar largimin e Liburn Aliut nga detyra e tij.
Ai tha se është e natyrshme që të ketë pakënaqësi, edhe unë kam pasur pakënaqësi me ministra, dhe kjo është pjesë e demokracisë
“Lexova në media se ai dha dorëheqje për shkak të pakënaqësive lidhur me votimin tim. Nuk dua të komentoj shumë, por dua të theksoj se e çmoj kontributin e tij si aktivist në VV, po ashtu siç e vlerësoj kontributin e secilit tjetër. Respektoj gjithashtu punën që ka bërë si ministër. Është e natyrshme që të ketë pakënaqësi, edhe unë kam pasur pakënaqësi me ministra, dhe kjo është pjesë e demokracisë. Edhe në familje mund të ketë mospajtime, por më e rëndësishmja është të vazhdojmë rrugëtimin përpara,” tha Basha.



Të tjera
Lajme Opinione
Harry Bajraktari: Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare
Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë
Showbiz
Alba lajmërohet nga Indonezia, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje provokuese
Alba Vukaj është një ndër femrat
Showbiz
Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”
Fituesi i edicionit të katërt të