Në minutën e 41-të të sfidës ndaj Deportivo Alaves, Aguero u zëvendësua pasi ndiente dhimbje në gjoks dhe kishte probleme me frymëmarrjen.
El Kun u transportua menjëherë në spital pasi indiciet ishin që ndjente shqetësime në zemër. Në Camp Nou të gjithë përjetuan momente frike kur 33-vjeçari u shtri në tokë duke vendosur dorën në gjoks pa patur asnjë kontakt fizik ose marrë ndonjë goditje nga ndonjë lojtar kundërshtar.
Pasi hyri në dhomat e zhveshjes Aguero u kontrollua edhe një herë nga stafi mjekësor i Barçës dhe më pas u dërgua me ambulancë në spital.
Siç ka njoftuar edhe vetë klubi i Barcelonës lojtari është dërguar në spital ekzaminime kardiake dhe më shumë do të mësohet në orët e ardhshme mbi gjendjen e argjentinasit./Botapress.info/