Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë e Re Demokratike për raundin e dytë të zgjedhjeve në Prizren.
Ai është shprehur optimist për rezultatin e 9 nëntorit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Abrashi ka treguar zotimet për komunitetin boshnjak.
“Bashkë për Prizrenin e bashkuar! Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me znj. Emilija Redžepi, kryetare e Partisë NDS, që përfaqëson me dinjitet komunitetin boshnjak të Prizrenit. Ne u pajtuam që SZK-ja të jetë pjesë e degës ekzekutive, dhe se do të vazhdojmë së bashku me projektet e mëdha që i përfshimë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, do të kthejmë komunitetit boshnjak të drejtat dhe përfaqësimin që e meritojnë. Qendrën Kulturore Boshnjake, e cila do të funksionalizohet dhe do t’u rikthehet qytetarëve. Biseduam për çështjen e Zëvendëskryetarin e Komunës për komunitete. Ky bashkëpunim është shprehje e respektit, bashkëjetesës dhe vizionit tonë të përbashkët për një Prizren gjithëpërfshirës, të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë”, ka shkruar Abrashi.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar