Edi Rama, ky mik i ngushtë i Vuçiqit, ky i fundit armik i përbetuar i Pavarsisë së Kosovës po e bënë lojën e tij “të djallit” ku po i mbledh te gjithë “në vallën” e tij politike, pozitë e opozitë në Shqipëri e në Kosovë.
Madje, paramendoni sot qenka rreshtu me Rezulutën e kotë të Edi Ramës (kurrëfarë efekti juridik nuk prodhon Rezulta e Kuvendit tê Shqipêrisë në raport me Gjykatën Speciale) edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani!!!
Vjosa, apo ish-Vjosa e LDK-së e cila krejt karrierën e saj politike e ka ngritur mbi sulmet, agrisivitetin deri në arrogancë kundër Hashim Thaçit dhe sot, shih ti hipokrizinë, po thotë se “raportin e Dick Martit e kanë gjujtur në pleh edhe prokurorët e Hagës”!
Po mirë moj “fisnike” që deri dje e shaje dhe sot po e mbron Hashim Thaçin, po pse na shurdhoje e na torturoje me agresivitetin tënd kundër Hashimit, Kadrisë, Jakupit (por kurrë asnjëherë kunder Rexhep Selimit)?
Pse e votove Gjykaten Speciale?
Pse kërkoje me zjarrë e me zjarmi sa ishe deputete e zyrtare e LDK-së, që të zbardhen të gjitha vrasjet e veprimtarëve të LDK-së gjatë dhe pas luftës në Kosovë ?
Mbi bazë të cilit dokument është miratuar Rezoluta e Këshillit të Evropës dhe mbi bazë të cilës Rezolutë u themelua Gjykata Speciale?
A thua kaq shumë po i vajtoni “çlirimtarët” e gjallë në Hagë e aspak nuk po shprehni dhembje për veprimtarët e vrarë të LDK-së, ish-partisë tënde që ia ktheve shpinën dhe ia bëre “gropën” me 14 Shkurt të vitit të kaluar?
Pse po të dhimbsen kaq shumë Hashimi, Kadria, Rexha e të tjerët që janë të gjallë dhe për momentin të mbajtur nv Hagë dhe nuk po ndjen dhembje për Enver Malokun, kolonel Ahmet Krasniqin, Xhemajl Mustafwn, Smajl Hajdarajn, Ismet Rracin e dhjetëra e dhjetëra veprimtarë të tjerë të vrarë të LDK-së deri te Fetah Rudi i mbetur në karrocë?
Pse kaq shpejt të ndërroi e të ndryshoi pushteti e nderuara, pardon Zonja e Presidente?
Thjeshtë dhe fare thjeshtë: Pse kaq shumë po te dhimbset Hashim Thaçi i gjallë e jo edhe Xhemajl Mustafa i vrarë?
P.S. Të lutem mos shko më te vendi ku është vrarë Xhemjal Muatafa sepse shpirti i Xhemës të mallkon!
Nejse ti edhe ashtu ke marre pjesë rrallë, tepër rrallë në përvjetorët e vrasjes së Xhemës.
Tash e tutje mos shko fare!