Jemi bërë me na “kajt Rahoveci”. E kur “të kanë (qanë) Rahoveci diçka nuk i ke punët mirë. Nuk po dihet më kush është intelektual, patriot, politikan, profesor apo reper. Krejt merren me politikë, krejt merren me pateiotizëm, krejt “i shtinë hundët” aty ku nuk mund ta nxjerrin më, si puna e Mark Muharremit qe njëherë kishte hy në xhami për kuriozitet dhe dërrasat e dyshemesë së xhamisë, kur Marku perlulet në gjunj, ia nxënë hundën. Op mu ngrit në këmbë Marku, si gjithë të tjerët në ceremoni të faljes, dërrasat e dyshemesë nuk po ia lëshojnë hundën Markut.
I nxënë ngusht nga kjo situatë Marku u lut: Lëshomë oj e xhuma se nuk hy kurrë ma! Ky farë Mark Muharremi apo Golden Ag (të cilit pak kush ia di emrin e vërtetë siç e ka emru nana, as unë nuk ia di) në krejt rininë e vet adoleshente “nuk ka lanë gjë pa bërë”. E ka “masakru” trupin e vet me tatoo ne qafë, në duar e ndoshta edhe në pjesët e tjera të trupit të tij.
Si reper adoleshntë, apo siç veprojnë shumica e reperëve shqiptarë e botërorë, përveç se e shëmtojnë trupin e tyre me lloj lloj vizatimesh qe quhet tatoo, shumica, e ndoshta edhe ky reperi musliman e “ka thithë pak” atë tymin e bardhë.
Ma vonë kur i ka dalë “çpija” u pendu për veprimet e tij dhe vrap te mulla Shefqet Krasniqi “me marrë dorë” e me e lut që ai, pra mulla Shefqeti me dy gra, si “i dërguar i Allahut” në Obiliq e në Prishtinë, me ba lutje te Allahu që “me ia ba një vend në xhehnet edhe këtij farë insani që u mbush me gjynahe deri në fyt e që e ka shëmtu trupin e tij me gjithfarë shenjash e simbolesh prej adaleti, por që tash i ka ra pishman e po don mu kthy n’rruge të Zotit”.
Mulla Shefqeti i ka thanë se “me vizatu shenja nëpër trup asht haram” por për hatër se “reperi musliman” që këndon e shan shqip, u pendu, besojmë se Zoti do t’i pranoje lutjet e mulla Shefqet Krasniqit me mjekërr e me dy gra.
Bile, tash ku “muslimani reper”, pasi e ka “të sigurt xhehnetin” përmes mulla Shefqetit, paska marrë guximin dhe i paska “fut hundët” edhe në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës, duke proklamu shamia për nxënëset në shkolla (nuk dihet a ka bartur shami në shkollë nusja e tij kur ka qenë nxënëse!!!) e madje duke kërcënu se “shami do të këtë shkolla por në pushtet ma kurrë ajo (duke aludu në ministren Nagavci.
Njëjtë kështu edhe me Shkendije Mujajn.
Kur e shoh se si mban “ders për moral e për fe” Shkëndijë Muaj, më dalin dhjetëra e qindra videopamje të mëhershme të saj duke i dridh e përdridh vithet e saj të famshme.
Zatën gjithë pasurinë e famën që e ka kriju, prej vitheve të saj e ka e jo prej shkolle a talenti.
Në një prej tyre duket edhe ky farë “reperi tjetër vlla musliman” Sabiani i cili ia rrah vithet, apo ma shqip, shalët e bythve Shkendijes e ajo i dridh sa mundet ajo herë mbi prehrin e Sabianit e herë të një tjetër që “ulurin” gjithçka por jo që këndon shqip.
Fatkeqësisht nuk janë vec këta reperët e reperet muslimane. Ka edhe të tjerë e të tjera të cilët e të cilat në rininë e tyre të hershme “ia kanë thy vetit” si është më mrapsht e më keq, e tash kur i ka lëshu “ai tymi i bardhë” e kur u është rikthyer shikimi normal në sytë dhe mendjet e tyre të tymosura, na mbajnë “ders” për moral e për fe.
Ec more shkoni e shkulni tatootë prej trupit tuaj në qafë, në duar apo në vithe e pastrojeni veten se nuk ju ndihmon as mulla Shefqeti e as hazreti Fatimja me hy në xhehnet. Atje, gjithnjë sipas mulla Shefqetit me mjekërr e me dy gra, nuk po bojke me hy pa rend e me të njofshëm ne xhehnet. Atje, sipas do hoxhallarëve pa shkollë, një xhebrail po rrinte te dera e xhehnetit me një hu të madh në krah. Krejt kush ka ba gjynahe në këtë botë apo qe ka shëmtu trupin e tyre me vizatime kundër vullnetit të Zotit, ky farë xhebraili po ju hynte dajak deri sa të lodhen.
Dikur, nëse nën mëshirën e Zotit po i lejonte me hy brenda por duke zënë vend në një qoshe dhe duke mos guxu as gëk me ba za e jo ai në këtë dynja që e kanë “thy” dhe e kanë “dridhë” sa kanë mujt, a dikur janë pendu e janë ba “musliman” e “gra me havale” demek të mbulueme me shami.
Ishalla ai xhebraili vazhdon me ndejt me hu në krah te dera, deri sa të shkojnë këta “reperët musliman” e këto “repericat me shami” e me ia pa live qysh kërcet dajaku mbi ata.
Mbyllni sytë e fikne televizorin se po “këndon” ky reperi musliman këngë patriotike e po “i dridh shalat e bythve” kjo “‘muslimanja e moralshme me shami, Shkendija, po e dini për kë e kam fjalën!
O tempora!
O mores!