Solidarizohem plotësisht me kolegët e Klan Kosova dhe me të gjithë kolegët e tjerë që fuqishëm reagojnë dhe e dënojnë tentimin e ministres Rozeta Hajdari e Qeverisë Kurti për mbylljen e televizionit të Klan Kosovës.
Një përpjekje e tillë ngjan me regjimet diktatoriale në Iran, Rusi, Kinë, Turqi e vendet me regjime diktatoriale që shtypin me forcë fjalën e lirë. Tash jetoj në shtetin ku Liria e fjalës garantohet me dokumentin më të lartë juridik, me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Republika e Kosovës dhe populli më i deklarur proamerikan i Kosovës do të duhej të merrnin shembull SHBA-të se si garantohen liritë e shprehjes së mendimit të lirë e të medies në një shoqëri demokratike. Por fatkeqesisht as në kohën e Republikës së Pavarur të Kosovës por as në kohën e administrimit të UNMIK-ut në Kosovë nuk po respektohen dhe nuk janë respektuar plotësisht liritë e medies e të shprehjes së mendimit të lirë.
Sa për rikujtesë, regjimi i UNMIK- ut i instaluar në Kosovë në vitet e para të pasluftës në Kosovë ka qenë shembulli më i keq se si shkelen dhe ndëshkohen mediet, përkatësisht mendimi i lirë. Personalisht kam qenë dëshmitar dhe “i akuzuar” në disa procese të montuara të të ashtuquajturëz Zyrë e Komisionierit për Media (TMC) e cila ka montuar dhe ekzektuar dënime drakonike ndaj gazetës Bota sot me qëllim që të ngulfatë lirinë e shprehjes dhe me tentimin që të mbyll gazetën Bota sot.
Komisionerët e përkohshëm, siç knë qenë Simon Haselock, Ana De Lilip e të tjerë kanë improvizuar seanca gjyqësore dhe kanë shqiptuar dënime drakonike me dhjetëra e mijëra marka e euro me të vetmin qëllim që të “disiplinojnë” gazetarët e gazetës Bota sot dhe mundësisht edhe të mbyllin krejtësisht këtë gazetë. Këta farë Haselockat e Ana Dë Liolipt me ndihmën edhe të disa gjyqtarëve porotë shqiptarë e kanë akuzuar dhe dënuar Botën sot për shkrime të cilat në asnjë rethanë dhe në asnjë rast nuk janë provuar se kanë “…shkaktuar rrezik të jetës dhe të reputacionit” të disa protagonistëve politikë, medial e policor të Kosovës.
Për Baton Haxhiun janë paguar mbi 30 mijë euro për gjoja “…rrezikimin e jetës dhe prishjen e imazhit” të tij personal. Dënime të ngjashme janë dhënë edhe për Rexhep Selimin dhe një polic shqiptar nga Rahoveci, emrin e të cilit nuk ia mbaj mend. As atëherë e as sot, as Baton Haxhiut, as Rexhep Selimit, as policit nga Rahoveci dhe dhjetëra e dhjetëra personazhe të tjerë nuk ua ka munguar as “qimja e kokë” e lere më të u jet rezikuar jeta po të u jet prishur imazhi i tyre personal. Dhe ne atëheë kemi shkruar dhe kemi thënë se Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor i shefit të BIA-s serbe Jovica Stanishiq. Më vonë vetë Batoni e ka pranuar se është takuar me Stanishiqin në vitin 1998 në Brezovicë bashkë me Mahmut Bakallin.
Trupëroja i Rexhep Selimit dyshohet se ka qenë një ndër atentatorët ndaj veprimtarit të LDK-së e ish-ushtarit të UÇK-së Fetah Rudit. Vetë Fetah Rudi ma ka thënë këtë fakt në intervistë me të dhe ai mesiguri se do ta shpalos këtë fakt edhe në dëshminë e tij të paraparë në Gjykatën Speciale. Polici nga Rahoveci dyshohet se ka marrë pjesë, bashkë me forcat policore serbë, kundër protestuesve shqiptarë në Malishevë, protesta keto kundër ndryshimeve kushtetuese, me ç’rast janë vrarë dy të rinj shqiptarë.
Këtë polic “aksidentalisht” e kam takur në Rahovec, në pozitën e drejtorit të Stacionit policor në Rahovec. Pra as këta që i përmenda e as protagonistë të tjerë, për të cilët Bota sot është dënuar, nuk kanë pësuar asgjë as në jetën e tyre as në imazhin e tyre. Biles, secili prej tyre kanë punuar dhe kanë prosperuar në profesionet e tyre, mediale, politike e policore. Prandaj, mbase askush më shumë se Bota sot nuk e ka ndjerë peshën e ndëshkomit të regjimit të UNMIK-ut. Prandaj, Qeveria Kurti nuk është e para që merr masa ndëshkuese me qëllim të frikësimit e ndëshkimit të gazetarëve e medieve.
Më e keqja është se veprime të tilla janë marrë e merren nga regjimet diktatoriale në botë, përfshirë edhe ish-regjimin e UNMIK-ut! Kush tenton të mbyll një medium apo të “disiplinojë” një gazetar është veçse një diktator!