Për rreth gati 7 vjet rresht jemi dëshmitarë të veprimtarisë dhe aktivititeti propagandistik politik të pjesës dërmuese të Stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi. Ndër më të zëshmit ishte zëdhënësi Adil Behramaj.
“Ding” rrahte defi politik dikund dhe Behramaj i pari i frynte “zurnës”. E pastaj bëhej politika tallava me defaxhinj e zurnaxhinj.
Behramaj edhe sot ia mban zhagun ish-presidentit Thaçi, por tash nga pozita e një komentuesi pa pozicion a post shtetëror institucional.
Në ndërkohë, dihet se Institucioni i Presidencës së vendit është i pavarur, ose do të duhej të jetë i pavarur, së paku sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Dhe kur u mendua se iku ajo kohë, prapë në skenë del një “tupanxhi” tjetër politik nga Presidenca e vendit.
Tash është Blerim Vela!
Edhe pse është shef i stafit të Presidencës, një post politik që do të duhej të ishte në frymën e Presidencës së Kosovës, si institucion i pavarur politik që reflekton unitetin e popullit, Vela, sot por edhe disa herë të tjera, i ka futur hundët në politikë, duke keqpërdorë postin e tij shtetëror dhe duke u pozicionuar politikisht herë andej e herë këndej, gjithmonë duke sulmuar opozitën politike dhe përherë duke mbrojtur qëndrimet politike të partisë apo të koalicionit të partive në pushtet!
Shtrohet pyetja, çka i hyn “kunxhi n’b…thë” Blerim Valës dhe merret me deklaratat e një lideri politik të opizitës, bie fjala të Lumir Abidxhikut?
Pse duhet një shef i stafit të Presidencës të interpretojë deklarimet politike të liderëve politikë të pozitës apo të opozitës?
A është Presidenca institucion i pavarur politik apo “shtab paralel” i Vetëvendosjes?
Çka ka pritur shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, që Abdixhiku dhe liderët e tjërë opozitarë, të flasin si Albin Kurti?
Dhe krejt në fund, çka ka ndryshuar në Presidencën e vendit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit dhe zgjedhjes së Vjosa Osmanit?
Emri i presidencës?
Asgjë më shumë!
Ishte një “zurnaxhinj” e tash kemi një tupanxhi, me emrin Blerim Vela!