Albin Kurti nuk piku prej qiellit: Atë e sollët në pushtet ju, partitë politike opozitare, mediet, shoqëria civile! Tash durone së paku edhe në 2 mandate!
Albin Kurti veteran i politikës shqiptare në Kosovë, i pranishëm tash e 26 vjet
Albin Kurti nuk ka pikur prej qielli. Është këtu në mesin tonë për gati 3 dekada, më saktësisht për gati 26 vjet rresht: herë si student protestues me flokë të gjata e kaçurrela, në protestat e studentëve të vitit 1997, pastaj si bashkëpunëtor i Adem Demaçit në Zyrën e zëdhënësit të UÇK-së, pas luftës foli nga burgu i Pozharevcit në Serbi si i burgosur e i marrur peng nga regjimi kriminal i Millosheviqit, menjëherë pas lirimit nga burgu, i promovuar publikisht nga ish-drejtori Agim Zatriqi, përmes ligjërimeve të tija politike një orëshe në ekranin e RTK-së, fillimisht themelues i OJQ-së Vetëvendosje dhe më pas lider i saj si parti politike, organizator i protestave kundër Pakos së Ahtisarit, pjesëmarrës në zgjedhjet nacionale të Republikës së Kosovës prej vitit 2010, kundërshtar i Asociacionit alias “Zajednicës” përmes protestave të dhunshme në rrugë dhe në Kuvendin e Kosovës, kryeministër për më pak se tre muaj nga zgjedhjet e vitit 2019 dhe së fundi fitues apsolut i zgjedhjeve të vitit 2021.
Pra Albin Kurti nuk ka pikur prej qielli. Ka qenë dhe është këtu prej gati 3 dekadash. Madje, krahasuar me liderët aktualë të partive politike të Kosovës, del se Albin Kurti është veteran i politikës shqiptare në Kosovë me përvojën më të gjatë politike në vendin tonë.
Por cili është rrugëtimi politik I Albin Kurtit prej “rrugës” deri në pushtetin e kryeministrit?
Rrugëtimin dhe aktivitetin e tij politik në shoqëri e në zhvillimet politike të kohës, Albin Kurti e ka disajnuar dhe e ka trasuar po thuaja se vet. Gjatë rrugëtimit të tij është dalluar për mendim të qartë e të guximshëm kritik, para dhe pas luftës, në Prishtinë e nga burgjet e Serbisë, ka sjellë në diskursin politik me një fjalor KREJT ndryshe nga të tjerët, sigurisht më të avansuar dhe më të përshtatshëm për opinionin dhe popullatën e Kosovës, nuk i ka kursyer mjetet dhe metodat për të kundërshtuar proceset politike që ai i konsideronte të dëmshme për Kosovën, nuk i ka ndalur protestat e dhunshme në rrugë e në Kuvendin e Kosovës, e ka “kallë flakë e tym” Kuvendin e Kosovës me gaslotësjellës dhe e ka gjuajtur me gurë (kubëza të betonit) Policinë e Kosovës duke e quajtur edhe “O majmun…”, burgun e ka përjetuar edhe në kohën e Republikës së Kosovës, rreth vetes ka mbledhur shtresa të ndryshme të shoqërisë civile, aktivistë e eksponentë ekstremë me pikëmje e veprimet nga më të ndryshmet, e ka tejkaluar “tentim puçin” brenda Vetëvendosjes nga ish-bashkëpunëtorët e tij të ngushtë madje edhe sa ishte prapa grilave në burgjet e Kosovës, i janë shkëputur nga Grupi parlamentar gati gjysma prej tyre, por ai ka qëndruar në këmbë të veta dhe ata, “të pakënaqurit”, sot janë me duar në xhepa ose bëjnë analiza nëpër studiot televizive duke tentuar ta “zbërthejnë” figurën politike të Albin Kurtit, ndërkaq Albin Kurti sot është kreyministër i Kosovës dhe fitues apsolut i zgjedhjeve të 14 Shkurtit të vitit 2021.
Kush ia shtroi “tepihun e kuq” Albin Kurtit në rrugëtimin e tij drejt majave të pushtetit?
Dikush me shumë e dikush më pak por KREJT, bile pothuaja KREJT kanë dorë në rrugëtimin e Albin Kurtit drejt suksesit.
Dhe kush janë KREJT?
KREJT partitë politike që e kanë qeverisur Kosovën prej pasluftës e deri më vitin 2019. Secila më shumë a ma pak por KREJT ama bash KREJT e kanë “dhi punën” me keqeverisjen e tyre për gati 20 vjet në Kosovë.
PDK, LDK, AAK, Limaj, Pacolli e shumë e shumë të tjerë e kanë “vjelë dhe e kanë mjelë” Kosovën deri në palcë.
Sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 2008 e më të madhe gjatë Qeverisjes së Klanit Pronto më vitin 2017, të gjithë apo KREJT drejtuesit e vendit të këtyre periudhave kohore që kanë qenë në pushtet e kanë qeverisur vendin si është më keq, për Kosovën dhe si është më së miri për veten e tyre.
Natyrisht se gjatë qeverisjes, kanë lënë edhe gjurmët e suksesit, sidomos në infrastrukturën rrugore të vendit: sot kemi dy autostradat më të mira në rajon.
Por, të paktë janë ata qytetarë të Republikës së Kosovës që nuk besojnë se cdo pëllëmbë e asfaltit të Kosovës nuk është e zhvatur dhe e përlyer me korrupsion! Dhe kanë të drejtë KREJT ata që mendojnë kështu: Shumë liderë politikë të qeverisjeve të kaluara janë bërë milionerë brenda natës!
Prandaj, më të merituarit për ardhjen në pushtet të Albin Kurtit janë të gjithë liderët dhe të gjitha partitë politike shqiptarë të Kosovës, secili apo secila më pak apo më shumë.
Çdo aferë apo skandal korruptiv, të familjarizmit e të nepotizmit të ish-regjimeve të kalaura, ia kanë shtuar poenat politik Albin Kurtit.
Dhe, Albin Kurti, më mirë se të gjithë të tjerët, e ka kapitalizuar politikisht këtë qeverisje 20 vjeçare të pushteteve të partive politike që sot janë në opozitë.
Por, “tepihun e kuq” drejt majave të pushtetit, Albin Kurtit ia kanë shtruar edhe mediet, gazetarët, analistët, shoqëria civile.
Të gjithë në një kor, apo secili më shumë se tjetri kanë propaganduar dhe kanë brohoritur me të madhe KREJT parollat politike të Albin Kurtit.
Albin Kurti : Poshtë hajant!
Kori I përbashkët, medie, gazetarë, analistë, shoqëri civile: Poshtë hajnat!
Albin Kurti: Hajnat në burg!
Kori I përbashkët, medie, gazetarë, analistë, shoqëri civile: Hajnat në burg!
Albin Kurti: SHIK-u e Klani Pronto po e vjedhin Kosovën!
Kori I përbashkët, medie, gazetarë, analistë, shoqëri civile: SHIK-u e Klani Pronto po e vjedhin Kosovën!
Albin Kurti: Urraaaa
Kori i përbashkët, medie, gazetarë, analistë, shoqëri civile: Duartrokitje frenetike!
Gazetarë, mediume, analistë, pjestarë të shoqërisë civile, shumica prej të cilëve sot janë kundër Albin Kurtit, e propagandonin haptas madje, edhe në cilësinë e gazetarëve, mediumeve, analistëve të shoqërisë civile “si të pavarur e profesionalistë” bënin propagandë për Albinin:
- Kosova ka nevojë për ndryshime!
- Ndryshimet vijnë me Albin Kurtin!
- Albin Kurti është lideri më i pakorruptuar i Kosovës!
- Unë deklaroj haptas votën time pro Albin Kurtit!
Dhe tash kur Albin Kurti ka ardhur në pushtet dhe natyrisht nuk është më Albin Kurti i opozitës por i pushtetit, të gjithë apo KREJT thërrasin e bërtasin: Poshtë Albin Kurti! Albin Kurti ky mashtrues i madh! Albin Kurti po don me na prish me Amerikën! Etj etj.
Por të gjithë apo KREJT këta, ish-pushtetarë e liderë të partive politike shqiptarë të Kosovës, gazetarë, medie, analistë e përfaqësues të shoqërisë civile, në ndërdije e dijnë mirë se Albin Kurti edhe më tutje e ka përkrahjen e shumicës së popullit të Kosovës.
Prandaj partitë politike nuk kërkojnë zgjedhje të parakohshme apo nuk kërkojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti. Disa deklarojnë haptas (LDK) se nuk do të provojnë t’ia shkurtojnë madnatit Kurtit, që i bie nuk do ta bëjnë më gabimin e vitit 2020, PDK e AAK kërkonë dorëheqje individuale të Kurtit por jo edhe zgjedhje të parakohshme sepse e dijnë se me rezultate nuk janë kërkah!
Kur duan ta kritikojnë Albin Kurtin ia përmendin mungesën e investimeve por nuk ia përmendin edhe ndaljen e korrupsionit!
Të gjithë e kanë gojën “Pro Amerikë” por kur vjen puna te Asociacioni, shkojnë në takime në Ambasadën Amerikane dhe më pas deklarojnë se “Asociacioni është punë e Qeverisë!” Pra, ti Albin merru me Asociacionin por mos na prish me Amerikën!
Dhe Amerika thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar.
Të tjerët, gazetarë, medie, analistë e shoqëri civile, e kapin kokën me të dyja duart duke bërtitur: Kuku për ne që nuk e paskemi njoftë Albinin!
Tash është vonë! Tepër vonë!
Albin Kurti do ta fitojë bejtën kundër Asociacionit dhe do qeverisë vendin së paku edhe një mandat tjetër!
Pra shihemi në Zgjedhjet e vitit 2029!
Deri atëherë: You asked for It!
Vetë e keni kërkuar: Durojeni Albinin, së paku edhe një mandat tjetër!