Ka disa muaj që janë “pensionuar” nga LDK-ja dhe tash po kanë kohë, nge e madje edhe guxim që të shesin mend për zhvillimet politike në vend e madje po kanë “fytyrë” që të flasin për LDK-në e të kritikojnë kryetarin Lumir Abdixhikun.
Sa kanë qenë vet në pushtet, kanë “vra e kanë kthjellë” e tash kur kanë dalë ne “pension” po flasin e po bertasin për gjoja “shpëtimin” e vendit e rikthimin e LDK-së.
Skender Hyseni e Agim Veliu më së paku kanë arsye që te flasin e të gërrhasin për pushtetin e aq më pak për LDK-në. I mbajme në mend si “paren e kuqe”. Për momentin janë emrat më të “neveritshëm” për anëtarësinë e LDK-së.
Kur përmendet Agim Veliu rikujtohet oreksi i tij i pangopur për postin e ministrit të brendshëm dhe për humbjen e parë të LDK së ne Llap.
Kur përmendet Skender Hyseni së fundi na kujtohet aktakuza e tij nga Prokuroria e Prishtinës për mosdeklarim të pasurisë dhe më herët për verërat e shtrenjta në hotelet e Brukselit në emër të gjoja bisedimeve për Kosovën.
Marrja nuk ka fytyrë.
Së paku heshtni more.
Heshtni se e keni ba “mut” punën sa keni qenë në pushtet e në LDK.
Bile kur u larguar ju nga LDK (u lane anash, thënë më troç) LDK u ringjall, u rikthy dhe sot pas më shumë së 16 vjetësh, është përsëri e para per nga numri i votës popullore dhe e para per numrin e asambleiatëve nëpër komuna.
Falë destruksionit të Agim Veliut, LDK humbi Podujeven edhe pse kandidati Ekrem Hyseni ishte renditur i pari më 17 tetor.
Falë qendrimit larg fushatës së LDK së në Prishtinë të Skender Hysenit, LDK e riktheu Prishtinën pas 8 vjetësh.
Në këtë drejtin, bashkë me Skendën e Agimin është mirë të heshtin edhe Isa Mustafa e Lutfi Haziri.
Në mos jane për tjetër gjë, për faktin se janë humbësit më të mëdhenj të LDK-së.
Mustafa e solli LDK në në 13% e Lutfi Haziri e humbi Gjilanin si bastion të LDK-së në Gjilan.
Prandaj ju “pensionista” të LDK-së, së paku mbylleni bre gojën, heshtni, shkoni luani shah në Klubin e Pensionistëve.
As Kosova e as LDK nuk ka nevojë më per Ju, për mendimet e qëndrimet plangprishëse tuajat për Kosovën e për LDK-në.