Amerika nuk është “Amelikë” por Amerikë! Amerika nuk është emër që mund të “lakohet” mrapshtë siç mund t’i rrëshqasë gjuha e një kryeministri hidhnak të një vendi gati 300 herë më të vogël dhe gati 300 mijë herë më të dobtë ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht!
Amerika nuk është shtet por superfuqi me të cilën mund të tallesh me emrin e saj. Aq më pak një kryeministër i Kosovës, shteti pa ndihmën dhe përkrahjen e të cilit edhe sot do të ishte i okupuar.
Amerika nuk është Evropë që të mban pezull “as në qiell as në tokë!”
Amerika është vend e komb mik e strategjik për shqiptarët e Kosovën.
Kush luan me Amerikën, qoftë edhe me emrin e Amerikës, e ka “hangër kryet” e vet, sot apo nesër!
Te shqiptarët janë dy politikaj që kanë “shpurdhë grejzën me krande” (kanë kundershtuar apo kanë tentuar t’i shtijnë brinat me Amerikën) dhe e kanë “hangër kryet” e vet: Nexhat Daci në Kosovë e Sali Berisha në Shqipëri!
Albin Kurti duket se është duke shkuar drejt humnerës politike të Nexhat Dacit e Sali Berishës, vet ai ose vet i dyti me presidenten Vjosa Osmani!