E lexova dhe e rilexova edhe njëherë biografinë e begatshme të Agim Veliut, shumicën e së cilës e kam patur të njohur edhe më parë. Agim Veliu është themelues i Degës së LDK-së në Podujevë, 5 a 6 herë i zgjedhur kryetar i Degës e kryetar i komunës së Podujevës, 3 herë ministër, 3 herë deputet, nënkryetar i LDK-së, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm… Një kontribuues 30 vjeçar në LDK, një njeri që ka hanger dajak e rrahur para lufte nga Policia serbe, ka hanger edhe plumba menjëherë pas lifte për aktivitet politik për LDK-në…
Një biografi e begatshme dhe për shumë lakmi.
Ai që e konteston aktivitetin dhe kontributin e Agim Veliut në LDK në Llap dhe në LDK në përgjithësi, e konteston një periudhë të rëndësishme 30 vjecare të një aktivisti dhe aktiviteti politik të LDK-së dhe të Kosovës për rezistencë kundër Serbisë dhe për liri e pavarësi të Kosovës.
Gjithë ky kontribut i Agim Veliut, natyrisht ëshë shpërblyer edhe me poste.
Pra 5 a 6 herë i zgjedhur kryetar i Degës e kryetar i komunës së Podujevës, 3 herë ministër, 3 herë deputet, nënkryetar i LDK-,së anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.
Pra, sipas kësaj del se Agim Veliu vetëm kryetar i LDK-së dhe kryeministër i Kosovës nuk ka qenë, të gjitha postet e tjera i ka fituar dhe përvetësuar.
Pra, Agim Veliu ka dhënë shumë për LDK-në por edhe i ka marrë pothuaja të gjitha (postet) e LDK-së!
Pra, Agim Veliu është meritokrat i LDK-së por edhe burokrat i i pushtetit të LDK-së.
Pra, Agim Veliu ka sakrifikuar për LDK-në por edhe ka përfituar nga LDK-ja..
Pra, pra, pra….
Por Agim Veliu është kryefajtori që ka humb LDK pushtetin më vitin 2019 ne Podujeve. Ai deshti të bëhej ministër, kandidoi zëvendësin e tij dhe i humbi zgjedhjet, Këtë “gabim” tash po e pranon edhe ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
Agim Veliu në mënyrë inderekte ka “dorë” edhe në humbjen e kandidatit të LDK-së, dr.Ekrem Hysenit në balotazh përballë Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes. Këtë po e pranon në njëfarë mënyre edhe vetë Agim Veliu. Ai po thotë “…unë nuk jam fajtor për humbjen e LDK-së në Podujevë por jam faktor!”
Aha domethenë me pa dasht Agim Veliu kishte fitu LDK në Podujevë?
Por pse Agim Veliu nuk e ka dasht fitoren e LDK-së në Podujevë?
Për inat të Ekrem Hysenit?!
Për inat të Lumir Abdixhikut?!
Pse ky inat i Agim Veliut ndaj lidershipit aktual të LDK-së?
LDK nuk ka qenë as e Agim Veliut (edhe pse i ka shiju e përvetësu e përfitur) të gjitha postet e pushtetit të LDK-së.
LDK nuk është as e Ekrem Hysenit e as e Lumir Abdixhikut!
Dhe nëse Agim Veliu e ka dashur dhe e do me gjithë zemër LDK-në pse nuk e ka aktivizuar për mbarë “faktorin Agim Veliu” që të fitojë LDK-ja në Podujevë?
Ky inat personal i Agim Veliut është i neveritshëm
Pra Agim Veliu e don LDK-në vetëm kur ai ëshë në pushtet.
Pra, Agim Veliu nuk e do LDK-në në pushtet pa postin e tij!
Kjo është një logjikë sa egoiste edhe e kohës së perënduar.
Kështu e donin pushtetin edhe Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli e të tjerë.
Pra edhe ata ishin “themelues të LKJ-së, partizanë që luftuan fashizmin gjerman e italian, sakrifikuan jetën e tyre për ideologji dhe liri nga fashizmi, pas lufte morën të gjitha pushtetet e mundshme në Kosovë e në ish-Jugosllavi dhe një ditë perënduan pas perëndimit të diellit sepse humbi ideologjia dhe partia e tyre…
Agim Veliu duhet ta kuptojë se logjika se “LDK-ja është vec imja” është e tejkaluar.
Nëse Agim Veliu dhe agim velitë e tjerë mendojnë se LDK duhet të jetë në duar vetëm të vetëranëvë të saj, e jo edhe të atyre që kanë lindur pas themelimit të LDK-së, atëherë lirisht le ta bëjnë gati një karrikë dhe një peshkir të bardhë e le t vendosin apara selisë së Degës apo Qendrës së LDK-së, kjo për faktin se është ligj i natyrës, apo “kështu e ka shkru Zoti”, që edhe “të fortit” pra edhe “pejgamerët” një ditë t’i japin fund kësaj bote.
Prandaj Agim Veliu duhet ta kuptojë realitetin e ri të LDK-së prej nëntorit të vitit 2019 e deri më 14 mars të vitit 2021.
Agim Veliu nuk është përjashtuar nga LDK-ja.
Por LDK-ja e ka “përjashtuar” Agim Veliun, apo më mirë të themi, votuesi i LDK-së në Podujevë dhe të deleguarit e LDK-së në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së më 14 Mars nuk e ka votuar Agim Veliun, alisa pasardhësin e Agim Veliut dhe logjikën politike të Agim Veliut në LDK.
Prandaj, për Agim Veliun, vërtetë nuk ka mjaftar një Certifikatë!
Për Agim Veliun duhet një Dekoratë dhe …një librezë të një anëtari nderi të LDK-së!
P.S. Të shtoj se Agim Veliun e njoh që prej pas lufte. Kam shkruar dhe e kam përkrahur sa kam mundur. E kam takuar në Podujevë e në Prishtinë. E vlerësoj guximin, sakrificën dhe përkushtimin e tij për LDK-në.
Por më shumë se sa “…vetveten e dua të vërtetën”: Agim Veliu i ka skaduar “mandati” në LDK.
Lumir Abdixhikun, kryetarin aktual të LDK-së asnjëherë nuk e kam takuar, nuk e njoh personalisht dhe nuk kam komunikuar asnjëherë në asnjë formë të komunikimit.
Por e njoh si kryetar legjitim të LDK-së. E cmoj shumë kontrobtin e tij për rikthimin e LDK-së më 17 Tetor dhe më 14 Nëntor.