Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar në Kuvend të Kosovës pas propozimit për shkarkim të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
Bajrami në seancë ka përmendur edhe shumën prej 5 eurosh që qytetarët obligohen ta japin kur të regjistrojnë veturën.
“A pajtoheni ju që me i dhanë një kompanie me tre punëtor për një vit 2 milion euro, një tiketë që kushton 2 cent edhe mundet me dhanë MPB-ja, mundet me ble letrën, me ja dhanë qytetarit në momentin kur ja dorëzon librezën qytetarit. Mos përdorni standarde të dyfishta ma të mdhaja janë 2 milion se 16 mijë euro”, tha ajo.
E njejta është kritikuar gjatë fjalimit nga deputetët se e ka ngritur zërin ku iu drejtua deputetëve.
Edhe për këtë kritikë, Bajrami ka pasur një përgjigje.
“Asnjë nuk e mbrojta krejt merrni shkarkoni, po jo duke mbajt moral. E patëm ministrin prezent këtu, edhe nuk qe në gjendje me ju përgjigj asnjë deputeti.
Krejt shkarkoni, po në emër të luftës kundër korrupsionit, jeni tu bo shumë korrupsion, edhe zanin po e ngriti, e ti s’ke nevojë me më thanë që pe ngriti zanin”, tha Bajrami./Botapress/