Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket gazit amerikan dhe pasojat që ka Kosova nga refuzimi i këtij projekti nga Qeveria në detyrë. Bajrami ka deklaruar serefuzimi i projektit të gazit amerikan nuk është thjesht refuzim i një infrastrukture, por është refuzim i një mundësie për ta bërë Kosovën më të sigurt në aspektin e furnizimit me energji elektrike, më konkurruese ekonomikisht dhe më pak të varur nga importi.
“Pasojat tashmë po i shohim, po i paguajnë qytetarët dhe bizneset. Refuzimi i projektit të gazit amerikan nuk është thjesht refuzim i një infrastructure. është refuzim i një mundësie për ta bërë Kosovën më të sigurt në aspektin e furnizimit me energji ener, më konkurruese ekonomikisht dhe më pak të varur nga importi. Për gjashtë vjet qeverisje nuk janë shtuar kapacitete të reja gjenerues, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë Kosova ka importuar rreth 1 miliard euro energji elektrike. Kjo tregon se nuk kemi ndërtuar alternativa, por kemi thelluar varësinë nga importi. Në vend që Kosova të bëhej pjesë e rrjetit rajonal të gazit, të diversifikoj burimet e furnizimit dhe të rriste sigurinë energjetike, sot rrezikon të mbetet jashtë zhvillimeve që do ta përcaktojnë konkurrueshmërinë ekonomike të rajonit në të ardhmën e afërt. Kostoja nuk është vetëm energjetike, është ekonomike e është edhe politike. Bizneset po përballen me kosto gjithnjë e më të larta të energjisë. Disa tashmë kanë vështirësi serioze operimi, ndërsa të tjera po shqyrtojnë zhvendosjen e investimeve jashtë Kosovës. Prandaj, refuzimi i këtij projekti nuk është vendim pa pasoja, është vendim që prek drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik, investimet, vendet e punës dhe mirëqenien e qytetarëve.”
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Qeveria në detyrë duhet të jap përgjigje nëse refuzimi i gazit amerikan ka prapavijë politike, por sipas saj, faktet tregojnë se Qeveria Kurti ka refuzuar disa projekte nga Amerika. Bajrami kërkon nga Qeveria në detyrë të ofrojë fakte dhe analiza se përse Kosova duhet të zgjedh alternativa tjera dhe jo gazin amerkan.
“Për motivet duhet të përgjigjet vetë Qeveria. Ne mund të flasim për faktet. Faktet tregojnë një vazhdimësi: fillimisht u kundërshtua ContourGlobal, pastaj u anulua projekti i gazit amerikan i mbështetur nga MCC, sot po refuzohet edhe ndërtimi i infrastrukturës së gazit, ndërsa në të njëjtën kohë thuhet se do të vazhdohet me gazifikimin e linjitit. Nëse kjo është zgjedhja më e mirë për Kosovën, atëherë Qeveria duhet ta dëshmojë me analiza – le të publikojë studimet. Le të tregojë sa kushton infrastruktura për të sjellë gazin LNG në Kosovë, sa kushton gazifikimi i linjitit dhe pse është zgjedhur njëra alternativë e jo tjetra. Po ashtu, është deklaruar se energjia do të merret nga Vlora në bazë të memorandumit të vitit 2022 me Shqipërinë edhe këtu kërkohet transparencë. Me çfarë çmimi do ta marrë Kosova atë energji? Me çmimin e kostos së prodhimit apo me çmimin e bursave ndërkombëtare? Nëse ekziston një marrëveshje që e garanton këtë, ajo duhet të bëhet publike. Kur mungojnë analizat dhe transparenca, është normale që qytetarët të shtrojnë pyetje dhe të kërkojnë llogari.”
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është pyetur edhe për ndikimin që mund të ketë në raportet Kosovë-SHBA refuzimi i projektit të gazit amerikan. Sipas saj, kur refuzohen disa projekte amerikane rresht, krijohet përshtypja që nuk i shërben Kosovës.
“Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është shumë më i madh se një projekt i vetëm dhe është në interesin tonë kombëtar që ai të mbetet i fortë. Megjithatë, nuk mund të injorohet fakti se kur refuzohen në mënyrë të përsëritur projekte strategjike amerikane, krijohet një perceptim që nuk i shërben Kosovës. Për më tepër, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhëniet politike me SHBA-në, bëhet fjalë për humbjen e mundësive për investime strategjike, për siguri energjetike, për zhvillim ekonomik dhe për integrimin e Kosovës në arkitekturën e re energjetike të rajonit. Kosova ka nevojë për më shumë partneritet, më shumë investime dhe më shumë alternativa energjetike, jo për më shumë varësi nga importi. Sepse në fund, çdo vendim në energji matet me rezultatet. Sot rezultati është ky: nuk kemi kapacitete të reja gjeneruese, kemi importuar rreth 1 miliard euro energji, qytetarëve po u trashen faturat, bizneseve po u rriten kostot, ndërsa tregtarëve të energjisë po u trashen fitimet. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë një ndryshim të qasjes dhe një politikë energjetike që i shërben interesit publik dhe zhvillimit afatgjatë të Kosovës, mjaft politikës që ju shërben tregtarëve të energjisë.” ka deklaruar Bajrami për RTV 21.



Të tjera
Lajme
Huduti “non grata” në Shqipëri, Lamallari tregon pse u shpall
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Befort
Aktuale
Bajrami për gazin LNG: Kur i refuzon rresht projektet strategjike amerikane, krijohet një perceptim që nuk i shërben Kosovës
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka
Lajme
IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka