Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas spanjoll të dyshuar për rrëmbimin e vajzës së tij 6-vjeçare nga Mallorca, në një operacion ndërkombëtar që ka përfshirë disa shtete evropiane dhe ka përfunduar në Kosovë më 24 qershor.
Sipas mediave spanjolle, i dyshuari kishte marrë vajzën dhe kishte kaluar kufijtë duke e fshehur atë, ndërsa për gati dy javë autoritetet në Spanjë kishin qenë në kërkim intensiv të tij dhe të së miturës.
Hetimet tregojnë se ai e kishte fshehur vajzën në bagazhin e një automjeti gjatë largimit nga Mallorca, ndërsa më pas gjurmët e tyre ishin humbur përkohësisht.
Sipas autoriteteve hetuese, i dyshuari kishte ndërmarrë një plan të mirëorganizuar për t’iu shmangur gjurmimit, duke përfshirë edhe dërgimin e pajisjes AirTag të vajzës me postë drejt Marokut, në përpjekje për të devijuar hetimet. Po ashtu, ai kishte mbyllur llogaritë bankare, kishte fshirë profilet në rrjetet sociale dhe kishte ndryshuar pamjen fizike.
Pas një bashkëpunimi të gjerë ndërkombëtar mes autoriteteve spanjolle dhe policive të disa shteteve evropiane, lokacioni i tij u identifikua në Kosovë.
Operacioni vendimtar u zhvillua më 24 qershor, kur Policia e Kosovës e lokalizoi dhe arrestoi të dyshuarin, ndërsa vajza u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe u vendos menjëherë nën mbrojtjen e autoriteteve kompetente.
Fëmija më pas është kthyer pranë nënës së saj në Spanjë, ndërsa i dyshuari po përballet me procedurat ligjore përkatëse.



Të tjera
Lajme
IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka
Ekskluzive Lajme
Policia e Kosovës kap spanjollin që kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe ishte arratisur nga Mallorca
Policia e Kosovës ka arrestuar një
Lajme
Gazi amerikan, Oda Amerikane: Zhvillimi i kapaciteteve të reja energjetike vendore duhet të jetë prioritet kombëtar
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka