Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një intervistë në Frontal të T7 ka folur për disa mesazhe të dalura së fundi, ku është e përfshirë edhe Dejona Mihali, Faruk Mujka dhe ministrja Artane Rizvanolli.
Bajrami ka thënë se Mihali merr vendime për gjithçka në Kosoë dhe se këtë e bën në mënyrë ilegale.
Sipas saj, Prokuroria Speciale duhet të vihet në lëvizje dhe të marrin masa.
“Kjo grua duke pasur vetëm post politik brenda VV dhe duke mos kërkuar asnjëherë votë prej qytetarëve, vendos për çdo gjë, që është komplet ilegale, në kundërshtim me kushtetutën dhe çdo gjë. Prokuroria Speciale edhe në rastin e Nagip Krasniqit ku kjo ka qenë e përfshirë, por edhe në këtë rast, të marrë masa dhe të zbardhet se kush cka bën në Kosovë dhe në bazë të kujt. Mesa unë kam informacion, zyrtarët e partive politike s’kanë asnjë rol as në ekzekutiv e as në legjislativ”, ka deklaruar Bajrami në T7.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e