Një baba ka martuar bijën e tij me një nga të afërmit në ceremoni pasi dhëndri nuk po paraqitej në vendin e dasmës në rajonin indian të Maharashtra.
Keshtu që në një kthesë të papritur të ngjarjeve, babai vendosi që ceremonia të “mos shkonte dëm” pasi dhëndri raprotohej se ishte i dehur nuk erdhi në vendin e dasmës deri pas kater oresh.
Nëna e nuses tha: “Dhëndri dhe miqtë e tij erdhën në ora 8 në vend që të vinin në 4, dhe nisën të bënin konflikte, kështu që e martuam bijën me një nga të afërmit tanë”.
Sipas raportimeve, kur dhëndri u paraqit me vonesë, babai i nuses nuk pranonte më t’ia jepte dorën e te bijes.
Por meqënëse të gjitha përgatitjet ishin bërë për dasmën, babai u konsultua me disa të afërm dhe vendosën ta martonin me dikë tjetër.
Babai i nuses tha: “Ceremonia duhet të ishte kryer më 22 prill por meqënëse pala e dhëndrit ishte shumë e zënë duke u dëfryer dhe mbërritën kaër orë me vonesë, e martova vajzën me një nga të afërmit e mi”.