Ka më shumë se dy muaj që 9-vjeçari Trojan Kajdomqaj po trajtohet në një spital privat në Maqedoninë e Veriut.
E, siç thotë babai i Trojanit, Tahir Kajdomqaj, nga Gjakova, fëmijën nuk do të mund ta nxjerrë nga spitali, nëse nuk arrin t’i sigurojë paratë, ngase kostoja e trajtimit e ka kapur shumën mbi 100 mijë euro dhe vetëm 55 mijë euro kanë arritur t’i paguajnë.
Ndaj, në prag të festës së Bajramit, po kërkon ndihmë nga vullnetmirët.
Kjo ngase as shteti nuk po e ndihmon, për faktin se djalin e largoi vullnetarisht nga QKUK-ja, sa ishte gjatë trajtimit. Por prindi thotë se e bëri këtë, si pasojë se prej zorrës qorre, gjendja iu komplikua djalit, duke pësuar infeksion të rëndë.
Nga SHSKUK-ja konfirmojnë se fëmija është trajtuar në këtë institucion, fillimisht te Spitali i Gjakovës dhe pastaj edhe në QKUK, ku ka kryer 2 operacione te Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve.
Pas intervenimit, është trajtuar edhe në Mjekimin Intensiv Qendror, ku prindi i fëmijës e ka tërhequr atë me vetëdëshirë nga kjo klinikë.
Të gjithë personat që duan t’i ndihmojnë financiarisht Tahir Kajdomqajt për ta siguruar shumën e nevojshme për ta nxjerrë djalin nga spitali mund ta telefonojnë atë në numrin 045 340 484.
Po ashtu, personat vullnetmirë mund të kontribuojnë përmes xhirollogarisë bankare: Raiffeisen Bank 1505001003560259.