Visar Azemi i LDK-së tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “ka gënjyer sërish”.
“Ai tha se Vuk Hamoviq nuk fiton para nga Kosova dhe se shteti ynë nuk blen rrymë nga djali ish-gjeneralit serb. Por të gjitha faktet dëshmojnë të kundërtën që e tha Kurti”, ka shkruar Azemi.
Azemi tha se Vuk Hamoviq i fiton “mbi 70 milionë ankande në muaj për bartje të energjisë elektrike në Kosovë”.
“Po ashtu, partneri i kësaj qeverie Vuk Hamoviq e mban të bllokuar linjën e interkoneksionit me Shqipërinë. Të mos harrojmë se Vuk Hamoviq është duke abuzuar me çmime në kurriz të qytetarëve të Kosovës”.
Prandaj, Azemi thotë se duhet që “sa më shpejt t’i vendosim sanksione Vuk Hamoviqit”.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e