• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Avokati i popullit: Besoj se nesër arrihet marrëveshja mes qeverisë dhe grevistëve

nga Bota Press
19 Shtator, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Avokati i Popullit, Naim Çelaj, ka thënë që grevistët e arsimit dhe qeveria janë përafruar drejt një marrëveshjeje.

“Në shkresën e fundit që kam marrë nga sindikata unë besoj që po, besoj që është përafruar shumë edhe në këtë pikë, edhe në nuk besoj që më mbesin pika të tilla që nuk lejojnë përafrim të qëndrimit të palëve. Ajo çka kam kujdes unë sot është të mos ngutem me konstatimet e mia, sepse dua që të jem i kujdesshëm, ta ruaj rolin e ndërmjetësit duke qenë i paanshëm, neutral, dhe duke u dhënë mundësinë vetë palëve për të dalë prej situatës dhe të gjejnë zgjidhje”, ka thënë Çelaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

Në procedurat e ndërmjetësimit, kjo është pika më e rëndësishme. Në momentin kur palët dakordohen dhe japin sinjale, qëndrimet janë përafruar, atëherë unë jam shumë I gatshëm në 24 orë, çdo moment që më ftojnë, të organizoj takim, edhe të provoj t’i përafroj këto çështje”.

“Konsideroj se përtej frymës ose debatit jo shumë të moderuar që e kanë përdorur palët në krejt këtë situatë vetëm se kanë arritur t’i balancojnë qëndrimet edhe në raport me ato që unë i kam diskutuar me palët, besoj që janë shumë afër arritjes së një zgjidhjeje, dhe arritjes së një marrëveshjeje. Përndryshe, nëse nuk ndodh kjo, unë prapë e ripërsëris, të drejtat dhe liritë e fëmijëve janë duke u shkelur shumë rëndë dhe përtej thirrjes sime palëve të reflektojnë mbi këtë bazë, unë nuk kam ndonjë mekanizëm tjetër”.

LEXO EDHE KETE

Publikohet fotoja, ky është “snajperisti” Prek Kodra që dyshohet se përgatiti atentatin kundër Kurtit

Çelaj u shpreh optimist se ndonëse ka pritur që marrëveshja të ndodhë të hënën, ajo do të ndodhë të martën.

“Në fakt, unë kam hapur një hetim sipas detyrës zyrtare dhe dua t’i shoh të gjitha aspektet që lidhen me krejt atë që ka ndodhur, me të gjitha temat që janë vendosur në diskutim të debatit publik, por edhe debatit mes palëve, por kjo nuk i konvenon zgjidhjes së momentumit aktual”.

“Ajo që unë dëshiroj shumë dhe në çfarë po punoj shumë bashkë me stafin është që ta arrijmë një marrëveshje dhe që procesi i mësimit të fillojë. Kam shpresuar shumë që do të ndodhë sot. Fatkeqësisht nuk ka ndodhur, por besoj që ka për të ndodhur nesër”./Botapress.info/

Tags: AvokatiGrevaPopullit

Të ngjashme

Aktuale

Kaq do të kushtojnë zgjedhjet në veri

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Sallahu pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në: Do të vijë dielli patjetër, sepse jemi këtu për atë punë

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Rrëzimi i ligjit për KPK-në, Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy Presidentë janë dorëhequr

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Hajnat ia mësyjnë restorantit ‘Grand Antika’ në Pejë, vjedhin kasafortën me mbi 25 mijë euro
  • “Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën”, Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albulena Haxhiut
  • Kaq do të kushtojnë zgjedhjet në veri
  • Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
  • Sallahu pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në: Do të vijë dielli patjetër, sepse jemi këtu për atë punë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.