Avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri ka folur sërish për lirimin e klientit të tij i cili akuzohej për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Ai tha se e ka pritur një vendim të tillë.
Tahiri ka thënë se herën e parë ai është shpallur i pafajshëm dhe pastaj është dënuar dhe sot Gjykata Supreme i dha verdiktin final kësaj çështje.
“Që nga fillimi nuk ka ekzistuar asnjë provë, presioni publik e bëri të vetën dhe ai u dënua. Nuk ka as dëshmitarë as provë materiale që e lidhin Naserin me këtë rast”, tha Tahiri.
Ai ka thënë se kanë shkuar edhe në FBI fijet e flokut të gjetura në veturën e Naserit dhe kanë dalë që nuk janë të Donjetës.
“Pretendimet që Donjeta ka hipur në veturën e Naserit kanë qenë të gabuara”, tha Tahiri.
Ai i ka quajtur të panevojshme gjithë ato procedura, gjykime e rigjykime ndaj klientit të tij./Botapress.info./