Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka paralajmëruar ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për vrasjen e 18-vjeçares.
Duartrokitje në gjykatë pasi Dardan Krivaqës i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm
Rexhepi ka thënë se nuk pajtohet me dënimin për 15 vite burgim ndaj Arbër Sejdiut, të akuzuar për ndihmë në kryerjen e veprave penale të vrasjes dhe dhunimit.
“Sigurisht unë do ta paraqes ankesën. Të dy të akuzuarit e mendojnë burgun e përjetshëm. Vazhdoj të qëndroj mbi atë se vrasja e Marigonës ka qenë vrasja më e rëndë në Kososvën e pasluftës”, ka thënë avokati Rexhepi.
“Pasi ta marrim aktgjykimin, sigurisht se do ta bëjmë ankesën tonë”, ka deklaruar ai.