Ish-kryeministri Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, po vazhdon të jetë aktivë në Facebook, qoftë duke e kritikuar Qeverinë Kurti e herë pas here edhe duke e këshilluar për veprime të mëtutjeshme, shkruan Botapress.
Në një postim të tij të fundit Hoti i ka dhënë 4 këshilla Qeverisë Kurti.
Ja cilat janë ato:
Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurthë e Serbisë:
1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.
2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.
3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.
4. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë.