Autokolona e Kamala Harris pësoi aksident

Autokolona e zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris u përfshi në një aksident të vogël me veturë të hënën.

Harris po shkonte për në Shtëpinë e Bardhë pak para orës 10:30 të mëngjesit të së hënës, kur shoferi i veturës goditi një bordurë, konfirmoi zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi.

Ndikimi ishte mjaft i fortë sa që goma duhej të zëvendësohej, duke shkaktuar autokolonë në rrugë, thanë burimet për Washington Post.

LEXO EDHE KETE

Eksperti bën paralajmërimin e frikshëm: Vendimi për armët bërthamore është marrë, Putin dëshiron të…

Videoja e filmuar nga një kati i lartë tregonte roje të armatosura që qëndronin rreth automjeteve të bllokuara në hyrje të një nënkalimi ndërsa u transferua zëvendësja e presidentit Joe Biden.

“Oh Zoti im – është Kamala! Është ajo, ja ku është – Unë e pashë atë”, dëgjohet një grua duke thënë në video. “Ajo ishte në veturën që u përplas – kjo është një çmenduri!”

Pavarësisht aksidentimit të SUV, ai fillimisht u përshkrua nga Shërbimi Sekrete si një “dështim mekanik”./Botapress.info/

ngjashme