Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi. Në një fotografi të siguruar nga ATV shihet autobusi i një kompanie turistike Kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës. Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova. /Botapress.info/