Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer njoftoi se do të dërgojë policë shtesë në kufirin hungarez me Serbinë.
Kjo tha se do të bëhet në mënyrë që të mbrohet kufiri i jashtëm i BE-së, transmeton Gazeta Express. “Ka dhjetëra policë shtesë”, tha ministri austriak.
Nehammer shpjegoi se ai është marrë vesh me homologun e tij hungarez për një numër patrullimesh të përbashkëta në Hungari.