Austri-Danimarkë: Pas errësirës totale në stadium, një vrimë misterioze u shfaq në fushë(Video)

Danimarka mundi Austrinë e Ralf Rangnick 2-1 në Vjenë, në një ndeshje që u vonua për shkak të një ndërprerjeje të energjisë. Si rezultat, tifozët tentuan ta ndriçonin stadiumin me celularët e tyre.

Kur ndeshja filloi përfundimisht, Pierre-Emile Hojbjerg i Tottenham hapi rezultatin pas gjysmë ore për ekipin mysafir. Austria barazoi pak më shumë se 20 minuta të mbetura, pasi Xaver Schlager shfrytëzoi pasimin e dobët të Kasper Schmeichel.

Austria vs Denmark sink hole

Megjithatë, me pesë minuta të mbetura, Jens Stryger Larsen realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës për t’i dhënë Danimarkës tri pikët. Por, gjëja e çuditshme ndodhi në “bilbilin” e fundit.

Kjo për shkak se një gropë e madhe misterioze u shfaq në fushë pas vëshëllimës së trefishtë të kryesorit. Ndërsa lojtarët po largoheshin nga fusha, u shfaq vrima në mes të fushës.

Lojtarët danezë dukeshin shumë të intriguar dhe Skov Olsen madje e futi këmbën aty. Një ndërprerje e energjisë dhe një vrimë e madhe që shfaqet në fushë…, çfarë po ndodh?

Epo, një përdorues i rrjeteve sociale duket se kishte një shpjegim të arsyeshëm për vrimën: “Një nga linjat kryesore të kullimit do të jetë dëmtuar. Që do të thotë se i gjithë uji nga fusha ka rrjedhur në një zonë duke grumbulluar dhe gërryer zhavorrin e kullimit”.

ngjashme