Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike Shpresa nuk është gjë tjetër veçse ëndrra e zgjimit.
Ne nuk e godasim përhapjen e krimit pa e kapur të keqen në rrënjë.
Unë nuk besoj aspak në “analistë” politik të
njëanshëm, për shkak të konfliktit të interesit në
lidhje me njerëz në parti të caktuara. Unë nuk
besoj shumë në përshkrimin e galerive që kanë
vendosur pikturat ose fotot në ekspozitë.
Burrave “trima” më së miri u përshtaten
fustanet.
Kur rrethet e ngushta planifikojnë se çka do të
bëjnë dhe nuk i japin llogari askujt, zë të ecë
guximshëm korrupsioni, por edhe tradhtia. Vetëm
njerëzit e lirë mund t`i mbrojnë qëndrimet e veta
dhe nderin e fortë për një përfundim të
përbashkët, përkrahin interesat e kombit para
interesave personale.
Situata në FYROM ndryshon vazhdimisht, gjithnjë
e më tepër, në të keqe për shqiptarët autokton.
Dominojnë ardhacakët sllavo-folës, të cilët i
nënvlerësojnë autoktonët që me decenie nuk
veprojnë si burrat, që t`i hedhin në koshin e
plehrave gjithë klounët shqipfolës të këtyre 20
viteve, por vetëm duartrokasin për çdo dështim të
radhës.
Me këshillën e nënës së saj, mushkonja e vogël u
ngrit në fluturimin e saj të parë. Pas pak,
mushkonja kthehet dhe nëna e tij e pyet:
- Si ishte, bir?
- E shkëlqyeshme, mami! Kur më panë duke
fluturuar, të gjithë mushkonjat më duartrokitën!