Administrata Tatimore e Kosovës ka zbuluar 157 punëtorë të padeklaruar gjatë një aksioni të gjerë inspektues, i zhvilluar në kuadër të Planit të Përbashkët Operativ kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Aksioni, i udhëhequr nga Policia e Kosovës përmes Drejtorisë Kundër Trafikimit me Njerëz, është fokusuar kryesisht në qendrat e masazhit dhe lokalet e natës me muzikë live, veprimtari të identifikuara me rrezik të shtuar për trafikim.
Gjatë datave 10–14 nëntor, 30 ekipe të ATK-së kanë kryer 106 kontrolle në të gjitha regjionet e Kosovës. Përveç punëtorëve të padeklaruar, inspektorët kanë konstatuar edhe 20 raste të mosfiskalizimit, 35 raste të moslëshimit të kuponëve fiskal dhe një rast me mall pa dokumentacion.
Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Inspektoratin e Punës, në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz 2022–2026.
ATK ka njoftuar se do të vazhdojë kontrollet dhe koordinimin me institucionet tjera, me qëllim rritjen e ligjshmërisë dhe krijimin e një tregu më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.



Të tjera
Aktuale
Përparim Rama takim në Departamentin Amerikan të Shtetit: Prishtina është e hapur për investitorët amerikanë
Kreu i Prishtinës, Përparim Rama,
Lajme
Astrit Desku i bashkohet LDK-së
Mirë se vjen Astrit Desku.
Lajme Opinione
Bloomberg: Evropa në kohën e saj më të vështirë, si të shmanget një përçarje me SHBA-në
Mesazhi nuk mund të