Erden Atiq ka kryer sot procedurën e betimit të tij si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut, transmeton Gazeta Botapress.
Pas përfundimit të procedurës së betimit, Atiq ka marrë vendim për emërimin e Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetar të Komunës.
‘Në cilësinë e kryetarit të Komunës e emëroj zonjën Katarina Agjanqiq për nënkryetare të Komunës”, ka thënë Atiq.
Ceremonia e betimit u krye pa ndonjë ekses./Botapress.info/