Detaje të reja nga vrasja në Tiranë, pranë ish-Ekspozitës, mësohet se babai ka vrarë ish-burrin e vajzës së tij Nexhip Picari, për çështje divorci, teksa e ka pësuar dhe avokati Adriatik Cama. Ende nuk dihet nëse Cama ishte avokat i një prej palëve në divorc apo ishte rastësisht në lokal.
Të shtëna armësh pranë Gjykatës së Tiranës, një i vdekur, plagoset ish-prokurori i ’21 janarit’ Adriatik Cama
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Gjykatës së Tiranës, pranë zonës së ish-Ekspozitës.
Mësohet se deri më tani ka një viktimë dhe një të plagosur.
Mësohet se një prej personave të plagosur është Adriatik Camaj është personi që është qëlluar në pranë lokalit Trëndafili i Bardhë.
Ai ka qenë ish-prokurori i çështjes së 21 janarit. Camaj ishte u ulur në kafe kur lëshuan krismat e armëve.